leoni

Liderët e 27 vendeve të BE-së të enjten dhe të premten në Bruksel, do të diskutojnë për situatën e sigurisë në veri të Kosovës

Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian nga samiti i tyre të enjten dhe premten në Bruksel, do të bisedojnë për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Ata do të bëjnë ftesë që kryesit e sulmeve në Banjskë të përgjigjen para drejtësisë, por edhe që Kosova e Serbia, pa vonesa dhe pa kushte, t’i përmbushin obligimet e tyre nga procesi i dialogut. Këto thirrje pritet të jenë në konkluzionet që do t’i miratojnë liderët në këtë samit, ndërsa draftin e saj e ka siguruar “Radio Evropa e Lirë”. Me këtë rast Zyra e Kryeministrit Albin Kurti lëshoi një komunikatë pas takimit, ku u bë e ditur se shefi i Qeverisë u kishte thënë diplomatëve se “prioritet kryesor dhe çështje urgjente për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve, e kufijve dhe e territorit”, duke kërkuar “reflektim cilësor” dhe “qasje të re”. Pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mos përsëritje”, u tha t’u ketë thënë Kurti mysafirëve. Në takim u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Implementimit të tij. Kryeministri Kurti theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re”, u tha në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …