Koordinatorja për të Drejtat e Njeriut në komunën e Malishevës filloi fushatën kundër trafikimit me qenie njerëzore

Në kuadër të fushatës nacionale kundër trafikimit me qenie njerëzore, sot edhe në Komunën e Malishevës, zyrtarisht ka filluar kjo fushatë. Koordinatorja për të Drejtat e Njeriut, Vera Bytyçi, në bashkëpunim me koordinatorin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, Halit Mazreku, në kuadër të kësaj fushate, kanë zhvilluar një takim me zëvendëskomandantin e stacionit policor në Malishevë, Zenel Halitaj, me qëllim të koordinimit dhe bashkëpunimit për realizimin e kësaj fushate. Sipas koordinatores komunale për të Drejtat e Njeriut, Vera Bytyçi, “në këtë fushatë me karakter nacional, do të zhvillohen një varg aktivitetesh, përfshi edhe ligjëratat në shkollat e mesme të Komunës së Malishevës, në të cilat do të ligjërojnë profesionistët e fushës në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, me qëllimin e vetëm, parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore dhe rrezikun që paraqet trafikimi dhe pasojat”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …