Është mbajtur ceremonia e hapjes së projektit “Angazhimi i të rinjve, një Zë për Ndikim”

Është mbajtur ceremonia e hapjes së projektit “Angazhimi i të rinjve, një Zë për Ndikim” financuar nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes programit “Alumni Engagement Innovation Fund 2023”, mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, administruar nga KUSA, dhe që po implementohet nga dy anëtarë të Alumni në komunën e Drenasit dhe Ferizajt në partneritet Qendrën për Avokim dhe Angazhim Qytetarë AdVOICE. Në ceremoninë e hapjes së projektit morën pjesë përfaqësues nga Ambasada e ShBA-vë në Kosovë, përfaqësues të Kuses, Nënkryetari i Ferizajt, z.Lulzim Aliu dhe i Drenasit, z.Arben Shala, Rektori I USHA-F, z. Agron Bajraktari, drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës – Ferizaj, Z, Faton Pllana, përfaqësues të stacioneve policore të dy komunave, të rinj dhe organizata rinore. Në ceremoninë e hapjes së projektit, dy anëtarët alumni, znj. Xhemile Murati Shabani dhe znj.Laureta Thaqi theksuan se përvoja e fituar gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përfshirë në projekt, që ka për qëllim fuqizimin e të rinjve në proceset vendimmarrëse përmes pjesëmarrjes, përfaqësimit, dhe qytetarisë aktive në dy komunat. Ndërsa, nënkryetarët e dy komunave shprehen gatishmërinë e plotë të qeverisjes lokale për realizimin e suksesshëm të këtij projekti. Në fund të takimit, para të rinjve, z.Shaban Shabani prezantoi projektin ku të rinjtë e mirëpriten, dhe shprehen gatishmëri të plotë për pjesëmarrje në aktivitete.

Kontrolloni gjithashtu

44 mësimdhënës të arsimit fillor (niveli 1-5) ndjekin trajnimin për karrierë

Nën organizim të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, të mërkurën ka …