Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, Burim Bajrami duke vizituar fermerë të shumtë si mbështetje e promovim të veprimtarisë së tyre, vizitoi fermerët Hajredin Abedini, Besart Berisha e Zejnepe Kozhani që përfaqësojnë sinonim të suksesit në veprimtarinë e tyre bujqësore, duke shtuar çdo vit kapacitetet e tyre dhe duke shtuar në vazhdimësi fuqinë punëtore, vlera këto që dallojnë këta fermerë e për të cilën, drejtori Bajrami u zotua për mbështetjen e veprimtarive të tyre.