Albulena Haxhiu e mbron Mimoza Kusari – Lilën, thotë se ajo nuk iu është bindur asnjë urdhëri të Listës Serbe

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i jep mësim BE-së e Amerikës  se duhet ta trajtojnë Serbinë si strehë kriminelësh

Ministrja e Qeveris-Kurti Albulena Haxhiu ka thënë se nuk mund të shkëputet ngjarja e 24 shtatorit me procesin e dialogut, pasi  bëhet fjalë për shtetin e njëjtë, për persona të njëjtë. Prandaj kryeministri Kurti në takimet që ka pasur me emisarët: Lajçak e Escobar ka bërë e ditur qasjen që ka Qeveria e Kosovës, pasi sipas  saj  është me rëndësi që fokusi të vendoset te siguria për qytetarët e Kosovës. Sulmi terrorist nuk mund të shkojë pa u sanksionuar. Ne kemi kërkuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë, njësoj sikurse ka vepruar Kosova për sanksionet për grupet terroriste të organizuara dhe Serbia duhet të ndëshkohet për veprime terroriste që ka ndërmarrë në territorin e Kosovës. Lidhur me vizitën e pesëshes që vizitoi Kosovën ditë më parë, të cilët kanë paraqitur  ofertën e tipit: merre ose lëre, ministrja Haxhiu e mohoi. Ajo tha se emisarët e kanë paraqitur këndvështrimet e tyre për këtë proces, por në anën tjetër ne kemi qëndrimet tona dhe kemi thënë që fokusi të vendoset te zbatimi i marrëveshjes, ka deklaruar zonja Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …