Deklaratat e Paro Laçit, i cili ka qenë për një farë kohe në krye të klubit Partizani, janë shumë më të rënda se sa gjithë të dëshmitë që kanë dhënë zyrtarët në SPAK. Ai përmend shantazhet e djalit të Berishës dhe zyrtarëve të lartë të policisë kundër tij, për shkak të mosbindjes për të dorëzuar pronën. Laçi është akuzuar dhe dënuar më pas. Ai e akuzon familjen Berisha se i ka shkatërruar jetën pasi nuk u vu në resht për të pranuar këtë aferë. Laçi ka dëshmuar në SPAK se ka pasur presione direkt nga Sali Berisha. Edhe Malltezi edhe Shkëlzen Berisha edhe Argita edhe e shoqja na kanë bërë presion. Përmendnin kudo Sali Berishën në çdo ambient. Unë bëra të pamundurën por i morën me dhunë shtetërore, një mekanizëm i dhunshëm, i paparë. Mua më kanë dhënë oferta për të më mbyllur gojën, pasi refuzova filluan presionet. Më kanë ofruar 500 mijë euro kesh dhe apartamente. Këto oferta më kanë ardhur në emër të familjes së Sali Berishës. U kam thënë se nuk mund të shkel mbi mundin. Ndërmjetësit kanë qenë Agron Kulici dhe ish drejtori i policisë së Tiranës. Pas ofertave kanë qenë presioni. Vinin për të na përzënë me forcë nga fushat. Na përzinin. Vinin me urdhër të Berishës. (DITA)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …