Shoqëria e Avokatëve “DeJure Law Firm”, ka dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese një kërkesë në emër të përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha, i shkarkuar tashmë nga Ministria e Drejtësisë, për mos përmbajtje të ligjit gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore. Përfaqësuesi i Shoqërisë së Avokatëve, avokati Yll Zekaj tha se kërkesa është kundër vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e Mulhaxhës, dhe se ky vendim është më shumë politik se sa ligjor. Ai tha se i shkarkuari Mulhaxha ka zbatuar një vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Komerciale të Kosovës dhe kjo ka qenë arsyeja e Ministrisë për të shkarkuar të njëjtin. Avokati Zekaj shtoi se gjatë procesit disiplinorë të përmbaruesit privat Mulhaxha kanë intervenuar nga Ministria e Drejtësisë për mos shkelje të ligjit dhe të njëjtin në fund kanë marrë vendim për të shkarkuar Mulhaxhën. (KP)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …