Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka thënë se kjo parti ka dështuar në shumë procese politike. Vetëvendosja e ka djegur kartën e perspektives. Ka premtuar perspektivë, jetë aktive, zhvillim, dështimi i parë është mos krijimi i unitetit, dështimi tek investimet kapitale gjakderdhja financiare, problemet në arsim, në siguri, kudo kemi telashe të cilat për fat të keq nuk i menaxhon, andaj edhe e pret ndëshkimin e qytetarit. Ky është një dëm kombëtar. Jam i bindur se qytetarët përmes votës do të tregojnë se është bërë shumë gabim në të kaluarën dhe nuk ka mundësi me na mashtrojnë sërish. Vetëvendosja do të ndëshkohet rëndë, ka nënvizuar, Fatmir Humolli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …