Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes Arbër Zaimi, duke komentuar idenë e kryetares, Vjosa Osmani e cila ka thënë se Kosova duhet ta shkruajë draft statutin e Asociacionit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar, se ky është vetëm një qëndrim i saj dhe asgjë tjetër. Mirëpo ne aktualisht jemi të përfshirë në një dialogun që zhvillohet në Brukselm ku BE-ja është ndërmjetësi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë garant, por nuk janë aktor i drejtpërdrejtë. Nuk mendoj që jemi në atë pikën ku mund të përjashtojmë Bashkimin Evropian në këtë moment nga ky proces. Opinioni i zonjës, Osmani, megjithatë nuk është pa rëndësi. Në këtë moment bartësi i procesit është Kryeministri i Kosovës dhe ky proces zhvillohet në Bruksel, ka thënë Zaimi, duke shpërfillur deklaratën e zonjës Osmani dhe duke vënë në pah divergjencat e Presidencës-Osmani dhe Qeverisë-Kurti për të cilat nuk flitet publikisht, edhe pse ato vlojnë përbrenda.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …