Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qëndruar për një vizitë në Bruksel, ku ka marrë pjesë në forumin “Global Gateway” mbi sfidat aktuale të Evropës dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar. Në lidhje me forumin, Rama ka shkruar në rrjetet sociale se është ftuar nga Komisioni Evropian për të adresuar në sesionin e hapjes së forumit mbi sfidat aktuale të Evropës dhe prioritetet madhore të zhvillimit. “Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë pjesë e pandarë e programeve evropiane të financimit të këtyre prioriteteve”, ka shkruar Rama. Ndërkohë, në fjalën e tij në forum Rama ka theksuar se hapja që po shohin falë marrëdhënies, sipas tij, gjithmonë e më të ngushtë me Bashkimin Evropian, është thelbësore jo vetëm për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, por dhe për vetë Bashkimin Evropian. Është një rrugë që duhet ta përshkosh e ku merr mësime dhe ku për shkak të zhgënjimit, ndonjëherë mendon se ka rrugë të lehta në drejtime të tjera, por më duhet të them që në asnjë drejtim tjetër nuk do të gjesh një mik e një aleat që është i fortë e që kurrë, asnjëherë nuk do të të sulmojë. E që kurrë, asnjëherë nuk do të sulmojë askënd e që gjithmonë do të përpiqet të ndihmojë gjithkënd, ky është Bashkimi Evropian”, tha Rama duke folur rreth BE-së.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …