Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka biseduar me komandantin e Kontingjentit Turk, kolonel, Sabri Gokhan Karamursel

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka biseduar me komandantin e Kontingjentit Turk, kolonel, Sabri Gokhan Karamursel

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka takuar komandantin e Kontingjentit Turk të Misionit të NATO-s në Kosovë,  kolonel, Sabri Gokhan Karamursel, raporton Anadolu. Ministri, Maqedonci  tha se me të ka diskutuar rreth shumë çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes. Turqia është shtet-aleat i yni me të cilin kemi bashkëpunim të shkëlqyer në shumë fusha. Gjatë takimit që kisha me komandantin e kontingjentit turk të KFOR-it, kolonel Sabri Gokhan Karamursel, diskutuam rreth shumë temave që kanë të bëjnë me çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, ashtu siç rëndom koordinohemi për çështje të cilat janë me interes për të dyja palët”, theksoi ministri Maqedonci. Ai tutje tha se me kolonelin turk ka biseduar po ashtu edhe për trajnimet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FKS) të cilat po vazhdojnë të zhvillohen në Türkiye. Në fund, Maqedonci tha se ka falënderuar kolonelin Karamursel për kontributin e kontingjentit turk në Kosovë dhe kontributin e Turqisë për mbështetjen në zhvillimin e kapaciteteve të plota të FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …