leoni

Gjykata Themelore Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka anuluar vendimin e kundërligjshëm të Qeverisë-Kurti, për uljen e pagave të prokurorëve e gjyqtarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur për mediet dhe opinionin se ka anuluar vendimin e Qeverisës së Kosovës, për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke e cilësuar si të kundërligjshëm. Me anulimin e këtij vendimi, Gjykata e ka lënë në fuqi vendimin e 12 shkurtit  të vitit 2020. Pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë ulur edhe me Ligjin për Pagat. Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thonë se Qeveria-Kurti ka ndërtuar praktikë të kundërligjshme, ku gjykatësit dhe prokurorët e rinj të pranuar pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, paguhen prej 400 deri në 600 euro më pak në raport me kolegët e tyre që janë pranuar në këto pozita para se ligji të hynte në fuqi.  Në njoftimin e Gjykatës thuhet: Anulohet vendimi i të paditurës, Qeveria e Republikës së Kosovës i datës 23.11.2022, me numër të referencës Nr.03/109, si i kundërligjshëm. Mbetet në fuqi vendimi i datës 12.02.2020, me numër 01/02, e nxjerr nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ky aktgjykim zëvendëson aktin administrativ të anuluar dhe ka karakter detyrues për palët”, thuhet në Aktgjykim.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …