Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, e ka cilësuar diskutim mbresëlënës takimin me emisarin amerikan, Escobar

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, e ka cilësuar si diskutim mbresëlënës takimin me të Dërguarin Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kryekuvendarja Nikolla, informon se Escobar e cilësoi Amerikën  si vendin më pro Kosovës, në botë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës  janë të vendosura për mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit, integritetit dhe sigurisë së Kosovës, dhe pranimin e saj në organizatat ndërkombëtare, ka deklaruar mes tjerash, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. Ajo  ritheksoi  se Uashingtoni zyrtar   mbështet dialogun e ndërmjetësuar të  BE-së, mes Kosovës dhe Serbisë, si të vetmen rrugë drejt paqes dhe sigurisë në rajon, ka saktësuar,  kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, pas takimit me të Dërguarin Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …