Bashkimi Evropian do ta rrisë presionin kundër Albin Kurtit dhe Aleksander Vuçiqit për të normalizuar raportet

Bashkimi Evropian do ta rrisë presionin kundër Albin Kurtit dhe Aleksander Vuçiqit për të normalizuar raportet, duke kërkuar kështu nga Scholz, Macron dhe Meloni që të bëjnë një shtytje të madhe për t’i detyruar Kosovën dhe Serbinë t’i lënë mënjanë dallimet, shkruan Asoshieted Press. Kryetari  serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri  i Kosovës Albin Kurti nuk kanë besim tek njëri-tjetri dhe nuk ka gjasa të takohen ballë për ballë, megjithatë mediumi ndërkombëtar shkruan se ata do të zhvillojnë bisedime veçmas me krerët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë, plus dy zyrtarët e BE-së që mbikëqyrin një dialog mes tyre. Takimet në Bruksel po mbahen në margjinat e një samiti të BE-së. Kjo Agjenci e lajmeve shkruan se frika është e lartë për një rifillim të dhunës që karakterizoi lidhjet e tyre gjatë viteve 1998-1999 dhe që kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …