leoni

Organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, FSK-ja  ka bërë bashkë partnerët e saj në konferencën vjetore: “FSK dhe partnerët 2023”

Organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbledhur partnerët e saj në konferencën vjetore “FSK dhe partnerët 2023”, me qëllim  për të përmirësuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të realizuar planet me partnerët në vazhdim. Ministri Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha FSK-ja është  përcaktuar të rris bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë,  duke shtuar se roli i partnerëve është tejet i rëndësishëm sa i përket sigurisë për të cilën do t’i ndajnë së bashku sfidat, më qëllim të interesave të tyre të përbashkëta. Ai ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe tha se si rezultati i bashkëpunimit me partnerët, sulmi terrorist nuk pati sukses në Banjskë një muaj më parë.   Sido qoftë ne jemi ende të vetëdijshëm se kërcënimi ende ekziston përderisa Serbia ka 48 baza operacionale përgjatë kufirit me Kosovën. Dhe përderisa Serbia vazhdon të ketë qasje homogjene  me fqinjët e saj, Kosova nuk do të jetë kërcënuese për askënd, mirëpo ne jemi të përgatitur të jemi miq të të gjithëve”, theksoi ai. Ndërkohë, Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari tha se FSK-ja nuk do te ishte këtu nëse nuk do kishte mbështetjen nga vendet aleatë me trajnime ushtarake.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …