leoni

Kryetari Latifi vizitoi bodrumin “EKO WINE”

Në vazhdën e vizitave në biznese, Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi ka vizituar bodrumin “EKO WINE”, pronë e vëllezërve Mujë e Bekim Hoxha. “EKO WINE” është bodrumi i parë privat në Rahovec e që vazhdon të jetë i vlerësuar lart për punën e përkushtuar dhe për cilësinë e prodhimeve të verës e të rakisë nga rrushi. Tradita e lashtë e kultivimit të rrushit, e prodhimeve të tij, është e veçanta e qytetarëve tanë. I falënderova për pritjen dhe i urova për suksese në të ardhmen. Ju priftë mbarë, Mujë e Bekim Hoxha! ka shkruar ndër të tjera në faqen e tij në Facebook, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …