Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Deputetja Hykmete Bajrami ka pyetur Qeverinë se ku është transparenca, për të treguar se çfarë ka pranuar në Bruksel

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka dhënë informacione për atë që po ndodh në Bruksel. Sipas asaj që ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi  Rama, kryeministri Albin Kurti ka pranuar propozimin e BE-së për te ecur drejt gjetjes së një zgjidhjeje për themelimin e Asociacionit. Deputetja   Bajrami ka pyetur Qeverinë se ku është transparenca, derisa duke ironizuar ka thënë se i kupton se iu duhet kreativitet për të treguar se çfarë kanë pranuar në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: Kosova mund të anëtarësohet në NATO përmes procedurave të përshpejtuara

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për deputet Daut Haradinaj, ka deklaruar se anëtarësimi …