Fidan Mustafa

Fidan Mustafa: Serbia drejt kolonizimit të Kosovës, QKSS drejt klasifikimit të miqve në armiq!

Në konferencën e organizuar nga  e quajtura, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), sot u diskutua për kërcënimet që vijnë nga Miqtë e Kosovës, në këtë rast shteti i Turqisë. Sipas një Mysafiri nga universiteti Amerikan “Kolumbia”, shoqëria kosovare duhet kenë kujdes nga ‘Miqtë e rrejshëm”, që ju referua shtetit mik të Turqisë. Gjithashtu, në këtë konferencë u diskutua edhe për atë siç u quajt “Agjentë të përhapjes së Islamit Politik në Kosovë…”

Duke rikujtuar se edhe në konferencat e kaluara, Florian Qehaja, përfaqësues i QKSS-së ka diskutuar mbi temat e ngjashme si ajo e Ekstremizmit të Dhunshëm etj, pikërisht në kohën kur territori i Republikës së Kosovës e vet institucionet e Qeverisë së Kosovës, po kërcënohen seriozisht nga kolonizimi i Serbisë nëpërmjet shtetit paralel që ka instaluar tash e 17 vite.

Sfidat e shtetit të Republikës së Kosovës në sektorin e sigurisë janë drejt dështimit kritik, madje pikërisht në kohën kur demarkacioni në mes Kosovës e Malit të Zi tashmë një proces i dështuar politikisht e  profesionalisht, negociatat për paqe mes Kosovës e Serbisë, dështuar po ashtu, kur kihet parasysh që as 10% e marrëveshjeve të arritura në negociatat mes Kosovës e Serbisë nuk janë realizuar në praktikë, ndërsa në anën tjetër shteti i Serbisë po kolonizon në mënyrë të dhunshme Veriun e vendit duke ndërtuar koloni për serbët e zhvendosur nga e gjithë ish-Jugosllavia, pikërisht veriun e vendit ende pas 17 viteve nuk po arrijmë të shtrijmë autoritetin tonë institucional, madje sipas disa deklarimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, në veri janë ndërtuar edhe poligone të ushtrimit me armë për strukturat paralele.

Në anën tjetër QKSS, merret me hulumtime mjaft pragmatike për të klasifikuar miqtë tanë strategjik siç është Turqia në armiq të vendit tonë, e ky vlerësim po ndodh pikërisht në kohën kur shtetësia e Kosovës po kërcënohet shumë seriozisht nga aktorët e brendshëm e të jashtëm.

Ne si qytetarë e përfaqësues institucionalë  pyesim QKSS-në se për cilin shtet apo siguri punon kjo qendër? Ne me vëmendje të theksuar kemi përcjell gjitha konferencat tuaja dhe shpesh herë ju keni devijuar kërcënimin real të shtetit të Kosovës në atë mbi baza fetare e porosi politike. Edhe në konferencat e mëparshme ju keni potencuar tema të ngjashme vazhdimisht mbi islamin politik, apo ekstremizmin e dhunshëm. Është mirë publikisht të definon para opinionit të gjerë se çka nënkuptoni me Islamin Politik sipas jush?

Po ashtu, është mirë të sqaroni se si e definonin Ekstremizmin e Dhunshëm, çka është e dhunshme, si definohet ky fenomen? A mund të quhet raporti i qendrës suaj, QKSS, si i dhunshëm, imponues të mendimit tuaj, apo fjala i dhunshëm i atribuohet ekskluzivisht vetëm ati Mysliman e Islam?

I nderuar anëtar i një shteti Mik për Kosovën, Prof. z. David Philips

Populli shqiptar, në veçanti ne nga Kosova gjithnjë kemi vlerësuar lart kontributin e shtetit tuaj, SHBA-të, në çlirimin e vendit tonë nga okupatori një shekullor, Serbia, e vazhdojmë të jemi populli më pro amerikan në botë duke përcjell mesazhin e qartë se: Miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është me një domethënie të madhe për gjithë ne në Kosovë si në aspektin e miqësisë ashtu edhe atë gjeopolitik e gjeostrategjik.

I nderuar prof. David Philips, populli shqiptar asnjëherë në historinë e tij mijëravjeçare nuk është ballafaquar me ndonjë problem mbi baza të përkatësisë fetare, përkundër që Kosova është vendi më i madh në Evropë me shumicë myslimane në nivelin e popullsisë, përkundrazi Kosova është vendi më unik në Evropë mbi tolerancën ndërfetare në vend.

Ne kuptojmë drejt shqetësimin tuaj mbi sigurinë e vendit tonë, sepse referimi juaj është pikërisht nga raportimet e tilla çfarë  është QKSS e disa politikanë të pamatur me deklarimet e tilla publike, duke u munduar që para faktorit ndërkombëtar të paraqiten “Më katolik se Papa”, pikërisht kur ata janë zhytur shumë thellë në krim të organizuar, e për të shpëtuar nga kjo, ata duhet të ngrehin në sipërfaqe edhe armik imagjinar.

Gjithashtu dua të theksoj edhe këtë se edhe Republika e Kosovës nuk është imune karshi individëve në luftërat e huaja, siç nuk është imune as vendi juaj, por ky fakt nuk përbën kërcënimin tonë kryesor për vendin tim. Kosova është duke u kërcënuar seriozisht nga shteti paralel i Serbisë, i cili gjithnjë e më shumë po kërcënon stabilititetin e brendshëm të vendit.

Por ky nuk është i vetmi kërcenim për qytetarët tanë, populli ynë është duke u ballafaquar e kërcënuar çdo ditë nga krimi i organizuar brenda institucional, e jo rrallë herë kërcënimi shkon deri aty ku përfundon jeta e qytetarit. Vetëm që nga paslufta, në Kosovë janë vrarë mbi 1500 persona, pjesa dërmuese ende të pa zbuluar apo të dënuara gabimisht me nuanca politike, ndërsa në anën tjetër nuk kemi asnjë vrasje as në histori e as pasluftës që ka të bëjë mbi baza fetare apo nga armiku imagjinar “Ekstremizmi i Dhunshëm”.

I nderuar prof. David Philips, unë ju ftoj publikisht të dilni në qendra të ndryshme në Kosovë e të pyetni direkt qytetarët e vendit tim se kush është kërcënimi kryesor i shtetit të Kosovës e popullit të saj, e ata do të japin përgjigjen më të mirë për brengën tuaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …