Smajl Latifi: Ambasadori Minxhozi është shpallur “QYTETAR NDERI” i Rahovecit, në përfundimin zyrtar të misionit diplomatik

Në pritjen e organizuar nga Ambasada e e Shqipërisë në Kosovë, me rastin e përfundimit zyrtar të misionit diplomatik të ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, shkëlqesisë së tij, z. Qemal Minxhozi. I shpallur “QYTETAR NDERI” i Rahovecit, me vendim të Kuvendit Komunal (30. 7. 2021), ambasadori Qemal Minxhozi ka dhënë shembull të shkëlqyer në përfaqësim dhe kultivim të marrëdhënieve ndërshqiptare. Për mua si kryetar i komunës ka qenë nder e privilegj të punojë ngushtë me ambasadorin Minxhozi, i cili po përmbyll një mision të suksesshëm në Republikën e Kosovës. Gjaku, gjuha dhe flamuri, njëherësh qëllimi, ideali dhe aspirata e përbashkët gjatë gjithë historisë, na bëjnë krenarë që jemi shqiptarë, na kanë mbajtur të bashkuar shekuj me radhë dhe do të na mbajnë të bashkuar, sot, nesër dhe përgjithmonë. Shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për angazhimin e deritashëm dhe mbarësi e suksese në angazhimet e tij në të ardhmen! Rrofsh ambasador Minxhozi!

Mund të jetë një imazh i 2 persona, ndriçimi dhe mbajtëse qiriu

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …