leoni

Diskutohet situata e sigurisë në Komunën e Ferizajt

Situata e sigurisë vazhdon të mbetet e qetë dhe stabile në qytetin e Ferizajt. Kështu është thënë sot në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, të kryesuar nga Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu si dhe koordinatori i këtij këshilli Albion Sherifi. Në këtë mbledhje të këtij këshilli janë diskutuar edhe çështje të tjera me rëndësi, njëra ndër to ishte edhe greva e punonjësve të KRM “Pastërtia”, por edhe situata e sigurisë në shkollat e qytetit, rastet e dhunës në familje. Përfaqësuesit e bashkësive fetare që përfaqësohen në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësisë, kanë kërkuar nga Komuna e Ferizajt, që të bëhet edhe pastrimi i varrezave në qytet, por edhe në fshatin Neredime. U vendos që mbledhja e radhës së KKSB-së të mbahet me datën 6 nëntor, në mënyrë që të formohet grupi punës për hartimin e planit vjetor të këtij këshilli shumë të rëndësishëm për qytetin e Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …