Në Shtime shpërndahen pako ushqimore për familjet skamnore

Me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, gjatë këtyre ditëve ka filluar aktiviteti i organizatave bamirëse për shpërndarjen e ndihmave humanitare dedikuar familjeve skamnore dhe fëmijëve bonjakë.

Në vazhdën e aktiviteteve humanitare, në mbështetje të familjeve skamnore, Shoqata Humanitare “Qatar Charity – Kosova” ka shpërndarë 150 pako ushqimore për 110 familje skamnore dhe për 40 fëmijë bonjakë, bënë të ditur drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Hasan Avdyli. Për familjet që kanë më së shumti nevojë, shpjegon Avdyli gjithashtu para dhjetë dite Shoqata Humanitare “Islamic Relief Kosova” ka shpërndarë për 150 familje pako ushqimore.

Drejtori Avdyli tregon se në Komunën e Shtimes aktualisht ndihmë mujore sociale marrin mbi 400 familje, prej të cilave 300 familje janë ndihmuar me këto pako ushqimore që sadopak do të ndikojnë në zbutjen e halleve të këtyre familjeve me gjendje të rëndë ekonomike.

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Musë Baftiu falënderon organizatat humanitare që në këto ditë të Muajit të Shenjtë të Ramazanit po ndihmojnë familjet me gjendje të rëndë sociale, me qëllim që të kenë një sofër sa më të begatë me ushqime për Muajin e Ramazanit. Ai tregon se ditë më parë këto dy organizata humanitare kanë lidhur kontratë me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për t’i ndihmuar familjet me nevojë të komunës së Shtimes dhe tash ka filluar edhe të realizohet ky projekt nga Qendra për Punë Sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …