Ushtria e Izraelit ka deklaruar se forcat e veta tokësore, të ndihmuara nga avionët luftarakë dhe dronët, kryen sulme në qendër të Rripit të Gazës gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes. Kjo është nata e dytë radhazi që Izraeli kryen sulme të shkurtra tokësore në Gazë prej se shpërtheu lufta më 7 tetor, teksa po përgatitet për një pushtim tokësor të enklavës. “Gjatë ditës së fundit, forcat tokësore të shoqëruara nga avionët luftarakë kryen sulme të shënjestruara shtesë në qendër të Rripit të Gazës”, tha Ushtria e Izraelit të premten në mëngjes. Ajo thasë aviacioni identifikoi dhe goditi caqe të shumta terroriste, përfshirë fushat e lëshimit të raketave anti-tanke, qendrat ushtarake të komandës dhe kontrollit, si dhe terroristët e Hamasit”.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …