Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti për dëmet e pariparueshëm në funksionimin e shtetit të Kosovës përmes pranimit të draftit të planit të BE-së”. Sipas saj, përmes këtij drafti, kryeministri Kurti ka pranuar Asociacionin. Në seancën e veçantë të Kuvendit të Kosovës, ajo tha se kryeministri duhet të vijë dhe të raportojë në Kuvend për atë se çfarë ka pranuar gjatë takimit që kishte dje me liderë të BE-së. Pas deklaratës së deputetes, Deliu-Kodra reagoi kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili tha se ky fjalim i deputetes së PDK-së e legjitimon mospjesëmarrjen e mazhorancës”. Deputetja Blerta Kodra Deliu ka kërkuar sërish nga institucionet e BE-së të dënojnë sulmin në Banjskë të Zveçanit, dhe të vendosin masa ndëshkuese ndaj Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …