Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkoi nga ndërkombëtarët ta hetojnë sulmin terrorist kundër Policisë së Kosovës, më 24 shtator

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se pranimi i planit të BE-së nga kryeministri i vendit, Albin Kurti është i duhur

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se pranimi i planit të BE-së nga kryeministri i vendit, Albin Kurti është i duhur. Sipas tij, pas kësaj BE-ja duhet t’i heq sanksionet ndaj Kosovës. Ai i ka bërë thirrje Kurtit që në etapat tjera të veprojë ngushtë, në koordinim me aleatët  e sigurisë, duke shfrytëzuar ditën e djeshme për avancimin në NATO. Mes tjerash, Haradinaj u shpreh i lumtur që Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë përmes së cilës e ka adresuar sulmin terrorist në drejtim të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …