Ylli Mece

Ylli Meçe: TËRMET…NË “ KOTEC TË GJELAVE”

Ja më së fundi…korrupsionit gjasme po i vjen fundi ! Të jetë e vërtetë se në Shqipëri po ndërtohet “demokracia” dhe “shteti i së drejtës”, sidomos kjo mbas ngjarjeve të fundit të thirrjes në gjykatë të Malltezit e që më shumë është trembur vjehërri i tij Berisha ? Ajo që bën më shumë bujë nuk është aspak korrupsoni dhe aferat e dyshimta të tij, por thjeshtë se për fatin e mirë pse jo dhe për fatin e keq është dhëndërr i kësaj familje. E çfarë është Malltezi përpara bosëve të tjerë të korrupsionit e të krimit? Sigurisht që është një pjesë molekulare e materjes korruptive “Made in Albania”. Tashmë pjesa më e madhe e shqiptarve opozitarë, por dhe ata që përfaqsojnë pozitën në pushtet kanë filluar hamëndsitë se vallë a do e ketë kurajon drejtësia shqiptare tu tringëllojë prangat boseve te krimit te politikes, te cilet sikurse e ka vertetuar dhe verteton koha jane te lidhur me mafien e krimit ordiner?!Një pjesë e mirë simpatizantësh janë në një makth të madh, teksa ata të pozitës tashmë duken sikur kanë marrë frymë lirisht dhe fërkojnë duart se ja më së fundi drejtësia po futet në binarët e duhur Mos vallë faktet e fundit janë nje thirrje e SPAK-ut se…” Ore ne e kemi seriozisht po mos vidhni më or të uruar, se na nxorrët bojën dhe neve që vet na kini emëruar në këto detyra”!. Kot e kanë dhe ata, sepse në sistemin kapitalist një ndër plaget qee shoqeron këtë sistem, gjatë tere periudhës së jetgjatesise se vet, pra, krahas plageve te tjera, eshte dhe degjenerimi i madh dhe korrupsioni qe mbërthen puthuajse tërë shoqërine që prej lindjes se këtij sistemi e deri sa ai te shkaterrohet. Flitet me të madhe se ja po behen gati prangat, për politikanet e korruptuar, për ata që me 1001 fije jane te lidhur me boset e kompanive të cilat dhe këto kanë qenë te favorizuara për të mos thënë se mbas tyre, qendron domosdoshmërisht nje politikan, nje deputet ,apo nje pushtetar, të cilët u kanë berë favore të tilla sa që këto kompani e biznese te mëdha janë shndërruar tashmë në degë të fuqishme të kthyera në perandori që i ka financuar krimi i politikes Të gjitha kreditë e dhëna Shqipërisë për zhvillimin e saj ekonomik, sipas “nje kodi të heshtur” që ata e kuptojnë me një levizje te syrit, janë të ndara në dy pjesë, në pjesën e cila futet per llogari te politikanëve dhe ajo që mbetet vihet në planin real, në çdo lloj investimi. Qysh prej fillesave te vitieve 90-te e deri tani pa përjashtim e gjithë shoqëria shqiptare ka qenë jo vetëm e përfshirë por dhe ende ngelet e tillë, si fusha me e turpëshme dhe treguesi më i pacipë i nje shoqërie totalisht te korruptuar. Tashmë, duke shkruar këto rreshta me kujtohet “Gjyqi i kafeve” kunder Nexhmie Hoxhes qe kish si për qëëlim de facto diskretitimin e figures se Enverit, per ta paraqitur ate dhe familjen e tij si te korruptuar…Me tragji-komedinë e tyre sado që u endën kalemxhinjte pa shkolle e te riabilituar, mbriten ne perfundimin se me vdekjen e Enverit ishin berë shumë shpenzime nga kjo familje per te percjelle ngushelluesit në ditët e zisë. Nuk ka turp me te madh per cilindo shqiptar te vertete qoftë të kish qenë ai nje kundershtar i rrepte i regjimit te Enverit, ashtu dhe simpatizant i tij. E them kete sepse kafeja e shpenzuar ne raste fatkeqësish eshte vyrtyt shqiptari e jo ves korruptiv sikurse kerkonte ta paraqiste Berisha i cili për ti treguar perendimit se koha e Enverit dhe bashkeluftetarve te tij kish perenduar do të arrestonte ne moshen 91 vjeçare dhe heroin e Popullit Shevqet Peçi Komandantin e Brig. V sulmuese. Ky Berishë, që në fillesat e viteve 90-te hiqej armik i korrupsionit saqë dhe Nanon e futi në burg sikurse dhe vet b/shorten e Enverit, absolutisht nuk e ka për gjë që me paturpësinë me te madhe te te vrase te te poshteroje te te rrembeje te te vjedhe dhe mandej mbasi ka mbaruar te gjitha keto kujtohet se ka ende për te bere sikurse beri ne vitin 1997 nga ku organizoi vrasje masive ( ne emer te ruajtjes se institucioneve dhe gjithe sistemit politik te godines shtetrorete te asaj kohe) Dhe sikur te mos mjaftonte kjo do te kujtohej sëbashku me Medi Gerdecin se kishte ende diku në nje periferi te Tiranes nje fshat qe duhej hedhe ne erë . Ky gjakpirës përparapara krimit te korrupsionit te tij pederast ( aktiv- pasiv) duhet gjykuar per genocid kunder popullit te vet, duhet gjykuar për stimulim te urrejtjes krahinore nga ku mobilizoi falangat e tij dhe mercenare duke i mashtruar per ti hedhur kunder jugut, duhet te akuzohet se me urdherat e leshuara ka kryer vrasje masive kunder popullit te tij sikurse beri ne Kili dhe F. Pinoceti. Në fakt me veprimet e veta makabre, kjo mostër artificialisht hante ne besë gjithë shqiptaret si ata te trojeve tona kreshike te veriut ashtu dhe te jugut. Për t’i shpetuar drejtesise ai ishte i gatshem te rrembente tanket e te ngjitej vet ne kullen e tyre, pa as me te voglen dridhje te qerpikut do te urdheronte te hapte zjarr kunder protestuesve te 11 janarit nga ku do te pergjakte bulevardin deshmoret e kombit dhe me nje cinizëm te pashoq do te ulerinte para ekraneve : Provojeni përsëri po jua u mbajti !. Është ai ekzekutor de fakto i R.Hoxhes, i A. Hajdarit që e kish dhe brenda llojit te vet, i K.Trebickes që mund ti zbulonte prapaskenat e Gerdecit, pra akt akuza kryesore sado kohe e dekada te kalojnë dhe sikur ai te jetë ende në barrelë duhet te merret i pandehur jo per korrupsion sepse korrupsionin te ne e bëjne te gjithë dhe si i tillë ai në Shqiperi ka fituar te drejten e qytetarisë, për të mos thënë se është shpallur madje dhe “ Qytetar nderi”, që avokatët e tij me në krye një farë Genci..Genci..që u jane bere turinjtë dhe qafat si qafa derrash e demash, kanë paturpësinë për t’i marrë nën mbrojtje. Monstra “Berishë” nëse merret nen akuze, nuk duhet të merret aspak për korrupsion, por për vrasje si një kriminel i veshur me pushtet. Po a do te ndodhë kjo ? Kjo smund te ndodhe sepse i gjithe sistemi i drejtesise të paktën deri tani ka qenë dhe vet i zhytur madje dhe i zhyer në korrupsion. Kanë qenë me dhjetra e dhjetra raste të denoncuara e kapura në flagrance, apo denoncimet që u janë bërë trekendshit te pazareve “avokat- prokuror- gjykates” me shkalle rrezikshmërie si trekëndëshi i…”Bër – mutës” ( që jane bere si pune m….) që tingëllon aq aktuale dhe sot e mbas 100 vjetesh, sikurse e kane shkruar dhe të parë,t tanë rilindas se…”Kadiut ( juristit) po ti tregosh paranë, ters e vërtit sherjanë (libri i ligjeve). Me këtë rast duhet të nënvizohet se me veprimet e tij banditeske Berisha me gjithë karvanin e tij të kriminelve, stimuloi gjithashtu dhe krimin e organizuar, duke futur konceptin se nëse juristi paguhet mire, deomos qe në mos u dënofsh, do të ulet në maksimum shkalla e fajit dhe për këtë qëllim ata e filluan nga vetja që deputeti kurre s’mund te merret i pandehur pa miratim te Kuvendit . Por korrupsioni nuk u shtri vetëm nëpër organet e drejtesisë, por zanafillën e kanë te gjithë institucionet shtetërore. Në mënyrë të pa diskutueshme të gjitha fondet qe u jepeshin ministrive “për zhvillim” një pjesë e tyre përfundonin në xhepa te drejtuesve te dikastereve, se ndryshe…. nuk jepej tenderi dhe nuk shpallej fituesi, nëse me parë nuk kishin fituar ata qe lëvronin fondet e shtetit borxhli (ne fakt borxhlinjtë e vërtetë janë gjithë shqiptaret). Aq i madh dhe aq shumë u shtri korrupsioni, sa që dhe një pacient para se te merrte injektimin me shiringe duhej te paguante infermieren..mendoni sa sa ishte shifra për ata lart. Ne jemi dëshmitarë se jo vetëm nëpër gjykata, por dhe ne organet e policisë, ne finacë, në sistemin shëndetsor, ekonomi, kulturë bujqësi e kudo ku shtrihet veprimtari ekonomike ka korrupsion. E keqja e deri tanishme, ka qenë se korrupsioni është luftuar poshtë dhe kane bere sikur e kanë luftuar dhe ata lart duke sakrifikuar 2-3 figura të djegura. Drejtësia shqiptare është në hall të madh, sepse ata, nëpër këto poste fitimprurese i ka sjelle politika, dmth pikërisht shumica e politikaneve te korruptuar. Vallë a do të arrije dot drejtesia e jone te dënoje kriminelet e politikes që kane vjedhur ekonominë? Une nuk e besoj shume. Do behen“ 2-3 mesime treguese” thjeshte sa për ti trembur (Si cifta e gjahut qe qellon per te larguar laraskat nga gruri), pra sa për show e konsum publik, por as Saliun as Meten, as Medi Gerdecin as Ahmetaj, as Ramën qe gjysmen e kabinetit e pat mbushur me kusarë dhe askënd tjetër nuk kanë për të dënuar sepse nëse dënohen ata, atëhere sistemi gjyqësor ka filluar të dënojnë veten e vet. Por dhe politika ja ka friken Saliut , sepse ai ka dhënë prova si shkatërrimtar djegës, vrasës dhe si një arrivist i tërbuar mund te futë teresisht ne kolaps politiken due organizuar kryengritjet e tij te modelit 1998 hipur mbi tanke .I tillë është sistemi sistemi “që deshëm” dhe që po na pergjigjet “ashtu si e deshëm” ! Ne fund te fundit cili tërmet ka mundur të shembë kotecin e pulave ?! Asnjë! Ndaj dhe gjelat e politikës kakarisin si u do qefi….. !

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …