Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi priten të thirren e të merren nga SPAK-u. Sipas gazetares Anila Hoxha, Amerika dhe Qiproja kanë sjellë letër-porositë për çështjen e lobimit dhe menjëherë pas disponimit dhe këqyrjes së materialeve, SPAK-u do të thërrasë në zyrat e tij ish Ilir Metën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kthyer një përgjigje për letër-porositë e çështjes së lotimit, për të cilën po hetohet ish Presidenti Ilir Meta. Janë kthyer përgjigje edhe nga Qipro për këtë çështje, por që SPAK ka kërkuar përgjigje shtesë për avokatin që ndërmjetëson këtë çështje. Është një shtetas grek, një emër shumë i njohur. Po priten letër porosi edhe sa i takon zonjës Monika Kryemadhi. Për njërën prej çështjeve, që ka të dhëna të plota, SPAK më deklaroi në verë, që menjëherë pasi të disponohen dhe të këqyren këto shkresa është vendosur të pyetet Ilir Meta. Kjo është strategjia që po përdor SPAK: Do të pyeten personat e hetuar, pasi të disponohen të dhëna të tjera shtesë që përftohen nga dokumentet e sekuestruara”, tha Anila Hoxha.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …