Katër tifozëve shqiptarë, të cilët po ktheheshin nga Franca, fakti që në automjetin e tyre kishin të stampuar flamurin kombëtar, u ka kushtuar një gjobë prej 230 euro. Policia i ka detyruar që ta heqin flamurin dhe, pasi kanë paguar edhe gjobën që u vendosi gjykata, janë lënë të lirë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Budvës, ku drekon një pjesë e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Dëshmitarët okularë janë shprehur se në automjetin e tyre tip Golf, në pjesën e përparme të mjetit dhe në pjesën e bagazhit ka qenë i stampuar flamuri i Shqipërisë. Lajmi është publikuar nga e përditshmja malazeze “Vjesti” sot, në ditën kur kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Darko Pajoviq po viziton Tiranën.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …