Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, u ka dërgua ftesë për pjesëmarrjen në një protestë pro palestineze gjashtë krerëve të shteteve të rajonit. Protesta pritet të zhvillohet sot në Stamboll. Për këtë protestë janë ftuar princit të kurorës saudit Muhammed bin Salman, presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, mbretit jordanez Abdullah II, presidentit palestinez Mahmud Abbas dhe krerëve të shteteve të Libisë dhe Libanit. Tubimi do të zhvillohet, sot në orën 15.00, në ish-aeroportin e Stambollit “Ataturk”, nga ku presidenti turk do t’i drejtohet protestuesve paqësorë, Turqia i ka dënuar ashpër sulmet e izraelit në Rripin e Gazës. Por deklarata që ka ngjallur më shumë reagimin e faktorit ndërkombëtar është se Hamasi nuk është organizatë terroriste, por një lëvizje që lufton për të drejtat e popullit të vet.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …