Autoritete të Ushtrisë amerikane janë ankuar për një manovër të rrezikshme nga një avion luftarak kinez mbi Detin e Kinës Jugore. Sipas burimeve ushtarake amerikane, gjatë një manovre të rrezikshme nga një avion luftarak kinez mbi Detin e Kinës Jugore, për pak ka ndodhur një përplasje me një bombardues amerikan B-52. Sipas raportit, piloti i avionit kinez J-11 erdhi në një mënyrë “të pasigurt dhe joprofesionale” rreth tre metra pranë bombarduesit amerikan, i cili operonte ligjërisht mbi Detin e Kinës Jugore. Incidenti ka ndodhur natën dhe me shikueshmëri të dobët, sipas Shteteve të Bashkuara. Ushtria publikoi gjithashtu një video që supozohet se tregon manovrën e avionit luftarak. Sipas SHBA sjellja e avionit ka shkelur standardet ndërkombëtare të sigurisë ajrore. Ndërkohë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze fajësoi ushtrinë amerikane për situatën e paqëndrueshme në Detin e Kinës Jugore. Fakti që një avion ushtarak amerikan mori rrugën e gjatë drejt portave të Kinës për të treguar forcën e tij ishte shkaku i rrezikut të sigurisë në det dhe në ajër, tha Mao Ning. Kina do të vazhdojë të mbrojë integritetin e saj territorial, saktësoi ministri kinez.
Kontrolloni gjithashtu
Ndërtesa e Komunës së Zveçanit në veri të Kosovës është sulmuar me një mjet shpërthyes, të enjten para mesnatës
Ndërtesa e Komunës së Zveçanit në veri të Kosovës është sulmuar me një mjet shpërthyes, …