Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Giorgia Meloni kanë lëshuar një deklaratë përbashkët, për dialogun pas takimit të Brukselit

Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Giorgia Meloni kanë lëshuar një deklaratë përbashkët, për dialogun pas takimit të Brukselit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari Olaf Scholz dhe kryeminsitrja italiane Giorgia Meloni kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët pas takimit që kanë mbajtur të enjten në Bruksel me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksander Vucic. Në komunikatë thonë se mirëpresin angazhimin e të dy palëve në diskutimet e djeshme dhe se i marrin parasysh komentet e të dy liderëve për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe gatishmërinë e tyre të shprehur për të zbatuar. Në këtë qëndrim të përbashkët thuhet se draft-statuti i paraqitur është brenda parametrave të caktuara nga palët. “Draft statuti që ne paraqitëm dhe miratojmë plotësisht përfshin një mënyrë moderne evropiane për të trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane, brenda parametrave të përcaktuar. Ata presin nga palët përmbushjen e angazhimeve për zbatimin e Marrëveshjes për Normalizim. Në reagim theksojnë se faza e zbatimit duhet të përparojë me të dyja palët që përmbushin detyrime te tyre përkatëse paralelisht dhe hap pas hapi, bazuar në parimin që të dyja palët duhet të bëjnë diçka për të marrë diçka.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Ministrat e Kurtit, vetëm nën mbrojtjen e tij kanë guxuar të japin aq shumë tenderë njëburimor

Ministrat e Kurtit, vetëm nën mbrojtjen e tij kanë guxuar të japin  aq shumë tenderë …