Erdogan

Erdogan: Turqia po përgatitet ta shpallë Izraelin shtet “kriminel lufte” për shkak të veprimeve të tij në Gazë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka paralajmëruar se Turqia po përgatitet të shpallë Izraelin shtet “kriminel lufte” për shkak të veprimeve të tij në Gazë. Ai këtë paralajmërim e bëri gjatë adresimit të tij para qindra mijëra personave që iu bashkuan tubimit në Stamboll në përkrahje të palestinezëve. “Izrael, ne do t’iu shpallim kriminel lufte para botës. Ne po bëjmë përgatitjet dhe ne do ta shpallin Izraelin para botës si kriminel lufte” theksoi mes tjerash para masës protestuese, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Ai drejtoi kritika edhe ndaj shteteve perëndimore për të cilat theksoi se mbajnë përgjegjësi për vrasjet në Gazë dhe për dështimin që të ndalin sulmet e Izraelit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: 28 Nëntori, Dita që bashkon shqiptarët dhe nderon Heronjtë e Kombit

Haradinaj: 28 Nëntori, Dita që bashkon shqiptarët dhe nderon Heronjtë e Kombit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar datën 28 Nëntor si një moment historik dhe …