Nesër në vendin tonë vjen presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ajo do të takohet me autoritetet më të larta te vendit, kryetaren, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti. “Ky do të jetë një rast për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Të hënën ajo do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten dhe kryeministrin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti”, thuhet në njoftim që ka lëshuar Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Pas qëndrimit në Prishtinë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të qëndroj edhe në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Kontrolloni gjithashtu
Haradinaj: 28 Nëntori, Dita që bashkon shqiptarët dhe nderon Heronjtë e Kombit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar datën 28 Nëntor si një moment historik dhe …