Sipas zyrtarit të lartë për informim të Gjykatës Speciale, Michael Doyle, në Kosovë nuk ka kushte për mbrojtjen në liri të drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë. Ky zyrtar i kësaj gjykate ka thënë për Ekonomia Online se gjykimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në liri nuk është i mundur në këtë periudhë. “Ky është një vendim që një penal përkatës duhet ta marrë sepse ky panel duhet që t’i i kontrollojë çdo dy muaj ata që janë dukë u gjykuar dhe ky panel pastaj ta vendos nëse ata duhet liruar apo duhet që ende të vazhdojnë qëndrimin në burg dhe kur ata e bëjnë këtë do të shikojnë poashtu a ka ndonjë rrezik që ata mund të mos kthehen apo ndonjë tjetër rrezik që lidhët më të burgosurit” ka thënë mes tjerash ky zyrtar i kësaj gjykate.
Kontrolloni gjithashtu
Zyra e Prokurorit e Gjykatës Speciale, në Hagë, ka pushuar hetimet kundër Halil Çadrakut
Udhëheqësi i ekipit mbrojtës të Halil Çadrakut, avokati Arianit Koci, ka bërë me dije se …