Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pranon se me Durim Abdullahun, rastësisht ka takuar dhe ka biseduar me Dejona Mihalisin

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci pranon se me Durim Abdullahun, rastësisht ka takuar dhe ka biseduar me Dejona Mihalisi, Ai thotë se rastësisht jemi takuar, derisa kam qenë me Durimin që e kam djalë të dajës dhe një ish- koleg. Ai nuk pranon  se ka qenë i pranishëm edhe Petrit Ajeti,  shefi i AKI-së. Takimi me Dejonën ka qenë i rastësishëm dhe tema e diskutimit ka qenë tërësisht e lire për përditshmëri”- ka thënë Maqedonci për Kallxo.com. Ai shtoi edhe se Durim Abdullahut i janë referuar si këshilltari i  tij e që  shihet në tavolinë, por në fakt Maqedonci e ka familjar, konkretisht djalë të dajës. Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka shkurt ka thënë se lajmi se Mihajli dhe Ajeti janë në një tavolinë është lajm i rremë. Kallxo.com ka tentuar që të marrë një përgjigje edhe nga shefi i AKI-së, Petrit Ajeti por ka pranuar të flasë  përmes telefonit. Dejona Mihali, është koordinatore e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje..

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për ndërtimin e Fabrikës së municionit dhe zhvillimin e dronëve

Kryeministri Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë duke folur për Ditën e Forcës së …