Personalitete të fushave të ndryshme, pedagogë, klerikë dhe aktivistë të shoqërisë civile nga Shqipëria, kanë shprehur nëpërmjet një deklarate publike solidaritetin me popullsinë palestineze dhe i kanë bërë thirrje Qeverisë shqiptare që të mos heshtë përballë krimeve të luftës dhe gjenocidit në Gaza. Në deklaratën e përbashkët të 240 profesionistëve dhe personaliteteve të fushave të ndryshme thuhet se “palestinezët nuk pranojnë t’i dorëzohen shtypjes dhe shfarosjes së kryer përgjatë 75 viteve shpronësim, spastrim etnik, pushtim ushtarak dhe aparteid. Që nga fillimi i këtij sulmi të papërmbajtur, bombardimet pa diskriminim të ndërmarra nga Izraeli kanë vrarë më shumë se 7.000 palestinezë, përfshirë këtu rreth 3.000 fëmijë dhe qindra familje të shuara plotësisht. Bombardimi i Spitalit Baptist dhe Kishës Ortodokse të Gazës, ku objekt i sulmeve u bënë të plagosurit dhe civilët e pastrehë, janë krime lufte të padiskutueshme. Në akte që shprehin qartësisht qëllimin gjenocidal, Izraeli kërkoi transferimin e 1.1 milion banorëve të Gazës, pasi u ndërpreu furnizimin me ujë, ushqime, energji dhe lëndë djegëse, duke i mohuar 2.3 milionë njerëzve, gjysma e të cilëve fëmijë, elementët bazë të jetesës. Forcat pushtuese dhe kolonët po intensifikojnë dhunën edhe në Bregun Perëndimor, duke kryer vrasje, duke arrestuar qindra dhe duke keqtrajtuar të burgosurit politikë”, thuhet në deklaratë.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj: Koalicioni opozitar synon të marrë mbi 60% të votave dhe të qeveris pa bashkëpunim me Kurtin
Kryetari i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj shprehet i bindur se koalicioni opozitar …