100 vjetori i shpalljes së Republikës së Turqisë, u shënua me manifestime, programe dhe aktivitete të shumta, raporton Anadolu. Dita e Republikës u festua në të gjithë vendin, nga Stambolli Ankaraja, Izmiri, Trabzoni deri në Gaziantep dhe Kahramanmaras. Një delegacion i kryesuar nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, ka vizituar Anitkabir, mauzoleumin e themeluesit të Republikës moderne të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, me rastin e 29 tetorit. Me atë rast u intonua himni kombëtar i Republikës së Turqisë dhe u vendosën lule. Presidenti Erdoğan më pas la një mesazh në Librin e kujtimeve. Festa kombëtare Dita e Republikës në Türkiye shënohet më 29 tetor për të përkujtuar shpalljen e Republikës së në vitin 1923. Republika u shpall nga udhëheqësi ushtarak, Mustafa Kemal Ataturk, i cili më pas u zgjodh nga Asambleja e Madhe Kombëtare e vendit si presidenti i parë i Turqisë moderne. Një nga festat më të mëdha kombëtare shënohet nga një sërë aktivitetesh në të gjithë vendin, përfshirë vendosjen e kurorave në Anitkabir, mauzoleumin e Ataturkut.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …