Albin Kurti

Kryeministri Kurti, është ftuar të raportojë ditën e premte në Kuvend, për pranimin e draftit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ftuar të raportojë ditën e premte në Kuvend lidhur me pranimin e draftit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe. Lajmin e ka bërë me dije shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.Ai tha se sot në mbledhjen e Kryesisë u pajtuam që ta ftojmë për raportim kryeministrin Albin Kurti se çfarë ka pranuar në Bruksel. Cili është ai draft dhe çfarë ka pranuar kryeministri në Bruksel. Ne shprehëm shqetësimin për grevën e minatorëve dhe kërkuam që institucionet të marrin masa për kërkesat minimale që i kanë grevistët, ka thënë Arben  Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë në olimpiadën e gjuhës shqipe

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë për …