Letër e hapur drejtuar institucioneve të vendit nga bashkëshortët mësimdhënës, Ilmi Tahiri dhe Emrije Tahiri, në Besianë

Prokuroria Themelore ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, Besnik Bislimi, Hajdar Beqa, Mërgim Lushtaku e Bekim Haxhiu

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve,  deputetë të Kuvendit të Kosovës Besnik Bislimi, Hajdar Beqa, Mërgim Lushtaku dhe Bekim Haxhiu, lidhur me përleshjen fizike të dt. 13 korrik 2023, gjatë mbajtjes së seancës së rregullt plenare në objektin e Kuvendit të Kosovës.  Sipas aktakuzës, të pandehurit, ngarkohen për veprën penale “Sulmi”, nga neni 184 paragrafi 1 të KPRK-së, ndërsa i pandehuri Hajdar Beqa gjithashtu ngarkohet me veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, nga neni 321. Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat u vihen në barrë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …