Hetuesit e Prokurorisë së Gjykatës Speciale kanë bastisur në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj. Para shtëpisë së tij për një kohë ka qëndruar një automjet i EULEX-it, si dhe Policia e Kosovës. Duke folur për këtë rastin Smakaj deklaroi se nuk kanë qenë në dijeni për këtë bastisje. Nuk kemi ditur asgjë rreth bastisjeve, kemi dëgjuar edhe ne prej mediave. U nisëm të shkojmë të shikojmë se çka po bëhet, t’i mësojmë arsyet pse, por nuk po mundemi me hy deri të dalin policia. Nuk kemi bërë kurrfarë vepre. Nuk janë të mira këto bastisje, këto janë do akuza të pa vërteta, me dëshmitarë të rrejshëm. Gjithkush flet diçka edhe këta i marrin si diçka, po nuk ka asgjë”, deklaroi Smakiqi. (Kosovapress)
Kontrolloni gjithashtu
Milazim Krasniqi: Drejtësia duhet të veprojë për të adresuar skandalet e qeverisë
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për një sërë skandalesh që …