Pas bisedimeve me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, kryetarja, Vjosa Osmani ka deklaruar se në planin e dorëzuar me 21 tetor për Asociacionin nga emisarët amerikanë dhe evropianë, parashihet që vlerësimin e kushtetutshmërisë ta bëjë Gjykata Kushtetuese. Vjosa Osmani deklaroi se e ka lexuar dhe analizuar mirë draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga pesë emisarët amerikanë dhe evropianë. Megjithatë, ajo tha se nuk dëshiron të ngutet për vlerësimet, nëse drafti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Ajo u shpreh se do i dërgojë vlerësimet e saj në Kushtetuese, pasi që i njëjti të nënshkruhet.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj: Koalicioni opozitar synon të marrë mbi 60% të votave dhe të qeveris pa bashkëpunim me Kurtin
Kryetari i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj shprehet i bindur se koalicioni opozitar …