leoni

Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi ka akuzuar kryeministrin Kurti, për neglizhencë e mos mbështetjes të duhur për shqiptarët e  Kosovës Lindore

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për neglizhencë dhe mosdhënie të mbështetjes së duhur shqiptarëve të Kosovës Lindore. Ai për RTSH-në tha se kjo trevë shqiptare  nuk po e gëzon mbështetjen e duhur nga qeveria e Kosovës. Me  Marrëveshjen e Ohrit, u varros aspirata për t’u bashkuar me Kosovën. Kurti ka ndryshuar qëndrim, ku më pak se një vit më parë, ai ka folur për reciprocitet dhe për shqiptarët e tri komunave të Kosovës Lindore  Kurti e ka varrosur të gjitha mundësitë që ne të jemi pjesë e Kosovës.  Qeveritë e mëparshme në Kosovë, kanë pasur disa diskutime për shqiptarët e kësaj treve, por me ardhjen e Kurit dhe qasjen e tij me këtë dialog e bën të pamundur perspektivën e saj, ka thënë mes tjerash, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …