Mbahet mbledhja e IX-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit. Mbledhjen e udhëhoqi Kryesuesi, z. Hajdar Sutaj, të pranishëm në seancë ishin edhe Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale, mediat që monitorojnë seancën, përfaqësuesit e OSBE-së, përfaqësuesi i SHIP, zyrtarë komunal. Për rend dite ishin propozuar këto pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Integritetit;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Planit për Barazi Gjinore;
-
Shqyrtimi i Draft-Planit të transportit rrugor lokal për Komunën e Deçanit 2023-2028;
-
Shqyrtimi i Raportit nëntë mujore financiar;
-
Vendimi për konpenzimin e Komisionit të Aksionerve të NPL “Higjiena”;
-
Ndryshimi dhe plotësimi i Komitetit të Komuniteteve;
-
Formimi i komisionit për zgjedhjen e drejtorëve zv.drejtorëve të shkollave;
-
Të ndryshme.
Po ashtu KPF rekomandon që të debatohet në Kuvend për:
-
Çështjen e Shfuqizimit të Vendimit të Kryetarit dhe zbatimi i Rregullores komunale të dt. 31.07.2019, për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në komunën e Deçanit, të cilën e ka rekomandu kuvendi në mbledhjen e muajit Shtatore.
-
Njoftim nga drejtori i drejtorisë për Shërbime Publike për çështjen e kompenzimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet si dhe sanimi i gjendjes në lokacionet ku bëhen vërshimet.
-
U diskutua edhe për shujtat e punëtorëve.