Ben Emerson

Ben Emmerson: Në gjyqin kundër ish-krerëve UÇK-së Prokuroria vazhdon të shërbehet me prova materiale nga shërbimi sekret serb

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka vënë në dukje se njëri nga dokumentet që i është prezantuar një dëshmitari, është dokument i dhënë nga autoritetet serbe. Ai ka thënë se kjo provë si e tillë është kundërshtuar nga mbrojtja dhe duhet të identifikohet për vërtetësinë e saj.  Ndër provat materiale shoqëruese që lidhen me shënim përgatitor është një dokument që i është treguar dëshmitarit gjatë seancës përgatitore, që është një dokument qartazi i dhënë nga autoritetet serbe, ndonëse ju keni edhe origjinalin edhe përkthimin në anglisht. Por, është pjesë e së njëjtës kategori me dokumentet që kemi kundërshtuar sa i takon të dhënave që janë futur nga shërbimi sekret serb përpara se të jepej dëshmia në Ish-Tribunalin e Hagës. Dhe sikurse e dini, një nga këto dokumente është shënuar për identifikim sepse duhet diskutuar ende mes palëve dhe duhet të dalim me parashtrimet konkrete. Sa i takon dokumentit tjetër, është një dokument që është pranuar, por megjithatë është edhe ky dokument që është objekt debati gjyqësor dhe ne kemi kërkuar që trupi gjykues që ta riklasifikojë sepse edhe ky është i shënuar për identifikim”, ka thënë avokati, Ben Emmerson.

Kontrolloni gjithashtu

Parlamenti Evropian paralajmëron se mund ta bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk negociohet për “përmirësimin” e tij

Vetëvendosja përvetëson projektin e financuar nga Bashkimi Evropian pa vendosur Logon e saj

Lëvizja Vetëvendosje është kritikuar për shkeljen e rregullave të Bashkimit Evropian lidhur me përdorimin e …