KPK-ja sërish ia ka drejtuar për dekretim Presidencës, emrin e refuzuar të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Tri javë pasi kryetarja,  Vjosa Osmani, vendosi të mos e dekretojë Blerim Isufajn për Kryeprokuror, Këshilli Prokurorial i Kosovës ia ka çuar edhe një herë për dekretim emrin e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.  Në KPK u vendos unanimisht që emri i Isufajt t’i dërgohet sërish shefes së shtetit për dekretim, raporton Kallxo.com.  Osmani më 17 tetor vendosi zyrtarisht që të mos e dekretojë Isufajn për kryeprokuror, pasi tha se në procesin e përzgjedhjes së tij kishte “shkelje masive”. Zonja Osmani pati thënë në një konferencë për media se KPK s’mund të ia çojë sërish emrin e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale për dekretim, pasi  sipas ligjit dhe Kushtetutës, KPK-ja ka të drejtë ta bëjë propozimin  vetëm një herë. Sa i përket çështjes së dytë që ka të bëjë me Këshillin Prokurorial, ju e dini që sipas ligjit dhe Kushtetutës, Këshilli Prokurorial ka të drejtë që ta bëjë propozimin e kandidatit për Kryeprokuror një herë, për dallim prej çështjes së prokurorëve, për kryeprokuror ka të drejtë ta bëjë një herë propozimin dhe pastaj që ky propozim të vlerësohet nga ana e Presidencës”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Izraelit, B. Netanjahu, fajësoi rrjetin televiziv “Al Xhazira” për nxitje të dhunës në Jeruslaem

BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …