Qeveria e Kosovës ka reaguar pasi në disa media është publikuar draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i propozuar nga Bashkimi Evropian më 21 tetor, mirëpo kjo është demantuar nga Qeveria e Kosovës. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu përmes një postimi, ka shkruar se dokumenti që është publikuar dhe që ka qarkulluar mbrëmjen e së martës në disa portale dhe televizione si “draft-statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe” absolutisht nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan që i është dorëzuar kryeministrit Kurti në takimin e 21 tetorit si plan për ecjen përpara. Deri tani dihet se kancelari gjerman, Olaf Scholz, kryetari i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Italisë, Gjorgjia Meloni, kanë kërkuar që Kosova të fillojë sa më parë procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas draft-statutit të propozuar nga pesëshja perëndimore më 21 tetor dhe që Serbia ta realizojë njohjen “de-facto”, por nuk është kërkuar edhe njohja “de iure”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …