KMDLNJ: SBASHK-u është përgjegjes për rezultatet katastrofale në PISA, por po vazhdon me degradimin e sistemit arsimor

KMDLNj: Gjykata Raciste Speciale e ka përvetësuar në mënyrë të përsosur metodën e UDB-së jugosllave e serbe kundër shqiptarëve

Në reagimin e KMDLNJ-së  lidhur me bastisjet e Prokurorisë së Gjykatës Speciale thuhet se Gjykata Raciste Speciale e ka përvetësuar mënyrën si ishte sjell UDB-ja jugosllave dhe serbe ndaj shqiptarëve; marrja në biseda informative, bastisja dhe arrestime. Deri më tani nuk ka as të vrarë e as të plagosur nga kjo Gjykatë, e ardhmja nuk dihet. UDB-ja jugosllave dhe serbe kishte informatorë – spiuj në radhët e shqiptarëve, të tillë i ka edhe GJRS-ja. UDB-ja jugosllave dhe serbe arrestonte, dënonte dhe vriste atdhetarë shqiptarë që luftonin për të drejtat e tyre, kështu po vepron edhe GJRS-ja. Veprimtarët politikë përndiqeshin nga UDB jugosllave dhe serbe, të njëjtit po përndiqen edhe sot nga GJRS-ja. Artan Behrami, jo vetëm si ish-këshilltar i presidentit Thaçi por përkrahës i tij sot kur Thaçi po përballet me një gjyq qartësisht politik dhe etnik të motivuar, dje u bastis që nga mëngjesi i hershëm e deri në mbrëmje duke i marrë materiale, telefonë dhe pc sikur edhe duke i konfiskuar ajpedët e fëmijëve. Po të njëjtët hetues të GJRS-së, bastisën edhe banesën e prindërve të Artan Behramit duke shkaktuar shqetësime dhe duke shkelur rëndë të drejtën e privatësisë. Pas bastisjes KMDLNj u informua se Artan Behrami nuk ishte bastisur as si i dyshuar prandaj shtrohet një pyetje logjike; pse duhet të bastiset dikush aq brutalisht e aq gjatë dikush që nuk është as i dyshuar për vepër penale sikur që ishte rasti me Artan Behramin dhe Bashkim Smakën, thuhet mes tjerash në reagimin e KMDLNJ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …