PDK

PDK: Prokuroria e Gjykatës Speciale (e Dhomave të Specializuara) të ndal përndjekjet politike në Kosovë

Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e madh ndaj fushatës së bastisjeve që po zhvillojnë hetuesit e Prokurorisë së Gjykatës Speciale  në Kosovë, kundër  ish-zyrtarëve të shtetit dhe anëtarëve tanë. Për PDK-në, këto bastisje janë tërësisht të panevojshme, tendencioze dhe shkojnë në nivelin e përndjekjes politike. Kosova ka themeluar Dhomat e Specializuara për të ofruar drejtësi me standarde evropiane dhe jo spektakël në emër të saj. Mbi të gjitha, kjo fushatë përndjekëse shpërfaqë dështimin e Dhomave të Specializuara për të argumentuar aktakuzat e tyre në proceset gjyqësore. Dhomat e Specializuara të Kosovës,  janë themeluar me vendim të Kuvendit të Kosovës, me mandat të qartë dhe të kufizuar për të hetuar krimet e pretenduara për trafikim të organeve. Fatkeqësisht, që nga momenti kur janë bërë publike aktakuzat e para kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe ish-udhëheqësve shtetërorë të Kosovës, është bërë e qartë se fokusi i Dhomave të Specializuara ka dalë jashtë mandatit dhe çdo kontrolli institucional, duke u shndërruar në një mekanizëm që i ndjekë vetëm shqiptarët.

Kontrolloni gjithashtu

Serbia po i forcon lidhjet me Rusinë, por edhe me Brukselin si kryeqendër të politikës së jashtme evropiane

Serbia po ruan një ekuilibër të ndërlikuar në politikën e saj të jashtme, duke synuar …