Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas shtyrjes së procesit të regjistrimit të popullsisë, i cili ishte paraparë të fillonte. Ai thënë se kryeministri Kurti po e pamundëson këtë, sepse është i vetëdijshëm për numrin e madh të qytetarëve që e janë larguar nga Kosova. Ashtu sikur e e kam thënë publikisht me 5 korrik, me 24 gusht dhe shumë herë të tjera deri sot, regjistrimin e popullsisë po e pamundëson Kryeministri Kurti. Përveç që e ka politizuar skajshëm me ndërhyrje partiake Agjencinë e Statistikave të Kosovës, si dhe ka humbur kontrollin faktik në pjesën veriore të vendit, Kryeministri i di mirë shifrat e larta të qytetarëve që e kanë lëshuar Kosovën, prandaj po frikësohet nga zyrtarizimi i tyre. Me këtë veprim Qeveria Kurti po bën shkelje ligjore.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …