Enver Hasani, profesor i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Hasani ka deklaruar se ajo që trumbetohet si njohje de facto, e pavarësisë së Kosovës nga Serbia nuk ka fare mbështetje në ligjin ndërkombëtar. Kjo për faktin se objekt i njohjes de facto në të drejtën ndërkombëtare është pranimi nga ana e shtetit njohës e titullit të vlefshëm juridik për ushtrim të sovranitetit mbi një territor dhe ndaj një popullsie të caktuar. Në rastin tonë, njohja de facto do të nënkuptonte njohjen nga ana e Serbisë e titullit juridik të Kosovës, i krijuar më 17 shkurt 2008 në raport me shtetet njohëse të saj, përkatësisht njohja e shtetit të Kosovës si një shtet sovran mbi territorin e përcaktuar me Kushtetutën e vitit 1974 dhe ndaj popullsisë që jeton në te. Ky fare nuk është rasti sepse Serbia në vazhdimësi po e bënë të qartë se kundërshton një gjë të tillë. Edhe te njohja de jure objekti i njohjes është i njëjtë – pra njohja e titullit juridik sovran mbi një territor dhe ndaj një popullsie të caktuar. Dallimi i vetëm mes dy njohjeve është se, në rastin e njohjes de facto, njohja është e përkohshme dhe kjo thuhet shprehimisht në aktin e njohjes, i cili çdoherë jepet me shkrim nga shteti njohës. Për pasojë, për dallim nga njohja de facto që mund të tërhiqet kurdo dhe në çdo kohë, njohja de jure nuk mund të tërhiqet, tha mes tjerash profesori Enver Hasani.(Ekspress)
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …