Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka bërë të ditur se në bazë të autorizimeve ligjore që ka, ka kërkuar nga prokuroria fillimin e grumbullimit të informatave të nevojshme për të përcaktuar nëse ka vend për inicimin formal të hetimeve, në lidhje me rastet individuale të keqpërdorimeve eventuale që kanë mundur të ndodhin gjatë hartimit të listave të veteranëve të UÇK-së. Sipas kumtesës, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit e ka ndërmarrë këtë veprim në pajtim me pritshmërinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës për sundim të ligjit dhe trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve të vendit. Ata bëjnë të qartë se hetimi nuk është drejt ish-ushtrëve të UÇK-së, por drejt atyre që kanë bërë keqpërdorime. “Ky hetim nuk ka të bëjë me ata persona që kanë dhënë kontribut në UÇK, por ky hetim është i drejtuar ndaj atyre individëve që kanë kryer keqpërdorime eventuale duke dhënë dëshmi të rrejshme apo duke paraqitur dokumentacion fiktiv të falsifikuar për të përfituar statusin e veteranit të luftës. Nëse konstatohet një gjë e tillë personat e caktuar do të përballen me ligjin, pavarësisht pozitës që kanë apo kanë mundur ta kenë gjatë një periudhe historike në të kaluarën, thuhet mes tjerash në kumtesën e Prokurorisë së Shtetit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …